LajmeMaqedoni

RMV, inflacioni në shtator ka arritur në 18,7%

Indeksi i shpenzimeve të jetesës në shtator të vitit 2022, në krahasim me shtatorin e vitit 2021 ka shënuar rritje prej 18,7%, ndërkaq indeksi i çmimeve me pakicë ka shënuar rritje prej 14,7%, kumtoi sot Enti Shtetëror i Statistikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të ESHS-së, indeksi i shpenzimeve të jetesës në shtator të vitit 2022, në krahasim me vitin paraprak, ka arritur në 101,6, ndërkaq indeksi i çmimeve me pakicë në 99,9.

“Rritja e indeksit të shpenzimeve të jetesës në shtator ka shënuar rritje te djathi dhe gjiza për 9,9%, frutat e ngrira dhe të freskëta për 6,3%, qumështi për 5,7%, peshku dhe frutat e detit për 3,5%, perimet e ngrira dhe të freskëta, përveç patates për 3,1%, birrës për 2,9%, bukës dhe drithërave për 2,6%, mishit për 2,2%, verës për 1,6%, pijeve alkoolike për 0,6% dhe sheqerit, xhemit, mjaltit, çokollatave dhe ëmbëlsirave për 0,2%”, informojnë nga ESHS për rritjen në krahasim me gushtin e vitit 2022.

Në kumtesë është theksuar se rritje të indeksit të shpenzimeve të jetesës në shtator krahasuar me gushtin e vitit 2022 është shënuar edhe te derivatet e forta për amvisëri për 15,2%, biçikletave për 9,1%, mobileve për 6,9%, sallonet e flokëve dhe qendrat për zbukurim për 6,1%, pajisjet e reja dhe shtesat tjera për 6%, pjesët rezervë për mjetet transportuese për 5,9%.

Për vetëm një vit, rritja e indeksit të shpenzimeve tek ushqimi dhe prodhimet joalkoolike ka shënuar rritje prej 28,7%, derisa te prodhimet për amvisëri, ujë, rrymë, gaz dhe derivateve tjera për 19,4%.

Shpenzimet për transport në shtator 2022, për një vit, janë rritur për 13,6%, ndërkaq restorantet dhe hotelet i kanë shtrenjtuar çmimet janë shtrenjtuar për 26,1%.

Show More

Related Articles

Back to top button