LajmeMaqedoni

Kovaçevski: S’ka paralajmërime për ndryshime në Qeveri

OSMANI: MË 15 TETOR DEBATI NGA OPINIONI TRANSFEROHET NË ORGANET E BDI-së

Duke marrë parasysh situatën në BDI dhe mbledhjen e paralajmëruar më 15 Tetor, Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka paralajmëruar se kjo nuk do të reflektohet në përbërjen e Qeverisë. Sipas tij nuk do të ndodhin ndryshime në kabinetin qeveritar, duke siguruar se shumica parlamentare është stabile dhe se vendit nuk I duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare, raporton Klan M.

“Për zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk shoh ndonjë parti politike që flet për këto zgjedhje. Shumica parlamentare është stabile. E di që BDI më 15 Tetor ka paralajmëruar zgjedhje të Kryesisë, por nuk ka asnjë paralajmërim për ndryshime në përbërjen qeveritare” – deklaroi Kovaçevski.

Shefi I Diplomacisë, Bujar Osmani, ndaj të cilit “grupi I zjarrit” në BDI ka shprehur pakënaqësi, duke komentuar mbledhjen e 15 Tetorit të integristëve, ka thënë se debati nga opinion do të transferohet në trupat partiake.

“Do të formohen trupat partiake ku do të vazhdojë ky debat që është shprehje e praktikës demokratike në parti që secili ta shpreh mendimin e tij dhe mendoj se kjo është e shëndetshme për cdo parti dhe shoqëri” – tha Bujar Osmani.

I pyetur nëse personalisht ndjehet I cënuar, Osmani ka theksuar se është misionar e jo funksionar.

“Unë jam një poltikan profesionist që karrierën nuk e ka pasur vetëm në Qeveri. Kur s`lam qenë në qeveri kam qenë në parti. Atë që e thotë Ahmeti, unë jam misionar e jo funksionar. Këto platforma janë vetëm mënyrë për të shprehur misionin tim si zëdhënës, ministër, funksionar që në fakt është një ide dhe ne punojmë për idenë” – deklaroi Osmani.

Cështjet që lidhen me ndryshimet e mundshme kadrovike në BDI dhe Qeveri, u imponuan pas publikimit të një letre nga I ashtuquajturi “Grupi I Zjarrit” në BDI, ku janë shprehur pakënaqësi për punën e Ministrave të BDI-së. /KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button