LajmeMaqedoni

Elmi Aziri: Në pushtet është një qeveri, një KRRE dhe drejtorë të impianteve energjetik në vend, totalisht të paaftë e keq menaxhues

Elmi Aziri, deputet i ASH-së
Departamenti për ekonomi ka folur sot për bilansin energjetik në vend.
Ai tha se nga të dhënat që po i publikojmë e të cilat janë të dhëna zyrtare nga institucione relavante në vend, shihet se në RMV gjatë periudhës janar 2022 – korrik 2022 janë konsumuar 4.361.260 MWh, nga të cilat 3.084.535 MWh janë prodhuar në impiantet energjetik në vend dhe 1.276.725 MWh janë siguar nga importi.
“Nëse u referohemi çmimeve të bursave europiane të energjisë elektrike shohim se çmimi mesatar në nivel vjetor varion aty tek 300 € për MWh, nga ku konkludojmë se vetëm për periudhën kohore janar – korrik shteti nga buxheti i tij ka ndarë 383 miljon € për të siguruar energjinë e nevojshme për konsum në vend” tha Aziri.
Sipas tij për ta patur më të qartë, kjo vlerë monetare (383 miljon €) është e mjaftueshme për të ndërtuar një hidrocentral deri në fazën e parafizibilitetit!
Pra qytetarë të nderuar, shihet qartë se në pushtet është një qeveri, një KRRE dhe drejtorë të impianteve energjetik në vend, totalisht të paaftë e keq menaxhues!”Ts

Show More

Related Articles

Back to top button