GostivarLajme

Realiteti virtual i Jahjanurit dhe Onurit, modeli i dy të rinjëve gostivaras që lidhen me NASA – n

Gostivarasit Jahjanur Zylbeari, student i vitit të parë për Inxhinjeri softuerike në Shkup dhe Onur Bayramoğlu, nxënës në shkollën e mesme teknike në Gostivar, kanë fituar vendin e tretë në garën Hackathon e cila u zhvillua në fillim të këtij muaji në Shkup. Mesin e mbi 30 ekipeve pjesëmarrëse në nivel vendi, ata me aplikacionin e tyre në konkursin e organizuar nga NASA, arritën të zënë vendin e tretë.

Ata kanë krijuar aplikacon i cili sjellë realitetin virtual rreth hapësirës, aplikacon ky që përmbanë lojë dhe edukim njëkohësisht dhe u dedukohet gjeneratave të reja.

19 vjeçari Jahjanur Zylbeari sqaron se mbi këtë aplikacion kanë punuar rreth dy vite. Nuk ka qenë e lehtë, pasi kanë punuar pa ndihmën e askujt, por shprehen krenar me arritjen e tyre.

Studenti i inxhinjerise souftuerike thekson si shumë të nevojshme mbështetjen e institucioneve arsimore dhe atyre lokale në rrugëtimin e tij drejt sukseseve. Thotë se edhe aplikimin në garë e kanë bërë vetë pa asnjë përkrahje, ndryshe nga dy ekipet që kanë zënë vendin e parë dhe të dytë në garë. Sigurojnë se në kompeticionet e ardhëshme do të shënojnë rezultate edhe më të mira.

18 vjeçari Onur Bayramoğlu nga ana tjetër përmes një mesazhi inspiron të rinjtë që të ndjekin rrugën përmes së cilës mendojnë se mund të vijnë deri te suksesi. Pavarësisht pengesave thotë ai, besimi në vete, gjithmonë sjellë atë që dëshiron të marrësh.

Duke qendruar bashkë, ata me aplikacionin e tyre sqaronin se cilin planet e kemi më pranë nga vendi ku qendrojmë, cila është largësia dhe sipas orës që vjen cilat objekte qiellore do ti kemi më afër nesh. Dy të rinjtë entuziastë para krijimit të aplikacionit të tyre kanë vizituar shkollat fillore të qytetit të Gostivarit për të parë se cili është interesimi i tyre rreth botës virtuale, prej ku edhe krijojnë modelin e tyre unik të realitetit virtual i cili të gjitha informacionet përmes lojës i sjellë duke u lidhur në të dhënat e NASA-s.

Periudhën në vijim, ata do të mbajnë ligjerata për të trajnuar të rinjë të tjerë nga Gostivari për të marrë pjesë në garën e organizuar nga NASA e të prekin selinë e NASAS në Florida të SHBA-së, atë seli që ata nuk arritën ta shohin nga afër tani për shkak të mungesës së një mbështetje minimale. Kreativ dhe model se si duhet të jetë rinia sot, ata premtojnë një kthesë dhe shpresë për shoqërinë tonë të cilën e pret një e ardhmje e ndritur nga me brezin e ri të llojit të tyre, mbi të gjitha shumë modest.

Show More

Related Articles

Back to top button