LajmeMaqedoni

Kovaçevski: Vitin e ardhshëm do të rritet sërish paga minimale në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi sot se në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm do të ketë sërish rritje të pagës minimale.

“Vitin e ardhshëm presim sërish rritje të pagës minimale, sepse kemi ndryshuar metodologji. Tani po ndikon edhe rritja e kostos së jetesës dhe rritja e produktivitetit, gjegjësisht BPV-së në vend”, tha Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Kryeministri theksoi se diskutimet me dhomat e tregtisë janë shumë të hapura.

“Tani nuk është koha për të financuar profitabilitetin, tani është koha për të financuar mbijetesën, si për kompanitë, ashtu edhe për shqetësimin e kategorive më vulnerabël”, nënvizoi kryeministri në konferencën për shtyp, pasi njoftoi se qeveria ka miratuar një paketë të re të masave me vlerë 350 milionë euro.

Show More

Related Articles

Back to top button