LajmeMaqedoni

Maqedonia e Veriut  po shqyrton mundësinë e zgjatjës  së kohës verore

Ministria e Ekonomisë është obliguar nga Qeveria që të shqyrtojë mundësitë rreth vazhdimit eventual të aplikimit të llogaritjes verore të kohës me qëllim të kursimeve shtesë në konsumin e përgjithshëm të energjisë elektrike, informoi sonte Pres shërbimi qeveritar pas mbledhjes së 88-të të kabinetit qeveritar.

Në seancën e qeverisë është miratuar edhe set i ri masash kundër krizës në vlerë prej 350 milionë euro për zbutjen e krizës energjetike dhe presionit të çmimeve, si Plan për qëndrueshmëri fiskale dhe mbështetje të rritjes ekonomike me politika, rekomandime, masa dhe indikatorë.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk