Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka premtuar që qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi të arrijnë më shpejtë në kufirin me Shqipërinë me përmirësimin e kushteve në rrugën Izvor – Garski Most.
“Me rrugën Izvor – Garski Most e lidhim Kërçovën dhe Dibrën me kufirin e Shqipërisë për zhvillim më të shpejtë ekonomik. Rruga ka rëndësi të veçantë për rajonin, për zhvillimin e turizmit, si dhe për përmirësimin e kushteve për jetën e qytetarëve. Ky është fokusi jonë parësor.”, deklaroi Kovaçevski, duke theksuar edhe shkurtimin e rrugës ndërmjet Kërçovës dhe Dibrës.
Kjo rrugë e gjatë 19 kilometra mundëson lidhjen e Dibrës me kufirin e Shqipërisë.
“Prej vitit 2017 kemi ndërtuar dhe riparuar më shumë se një mijë kilometra rrugë. Deri më tani vlera e investimeve ka arritur mbi një miliard euro”, raportoi Kovaçevski.