Një 14 vjeçare është rrëmbyer mbrëmjen e së premtes, 7 tetor në Greqi ndërsa për fatin e saj ende nuk dihet asnjë gjë.
Gjithçka ka ndodhur papritur para syve të motrës së saj, e cila së bashku me familjen kanë frikë për fatin e Markellës.
Mbrëmjen e së premtes, kur 14-vjeçarja dhe motra e saj po shkonin për në furrën e lagjes së tyre, papritur para tyre doli një burrë i cili e kapi me dhunë vajzën e vogël, e tërhoqi zvarrë në makinën e tij dhe u zhduk.
Familja e Markellës shkon menjëherë në polici dhe dhe denoncoi për rrëmbimin e saj. Sipas asaj që motra e 14-vjeçares ka denoncuar në polici, në makinën e cila u zhduk me motrën e saj ndodheshin edhe gjashtë persona të tjerë.
Sipas mamasë së vajzës, nuk është hera e parë që vogëlushja rrëmbehet nga ky i rritur.
Bëhet fjalë për një burrë të martuar dhe baba i tre fëmijëve, i cili edhe më parë kishte rrëmbyer Markelën pa dëshirën e saj, teksa ajo po shkonte për në shkollën e saj.
Pasi burri e kishte dhunuar fizikisht dhe mendërisht vajzën në një bodrum, ai më pas e la të kthehej tek familja e saj. Ndonëse në atë kohë nëna e 14-vjeçares kishte bërë padi ndaj tij , ai nuk hezitoi të rrëmbejë sërish vajzën e saj, tanimë të zhdukur. Vetë ajo lutet që fëmija i saj të gjendet shpejt sepse i është vënë në rrezik jeta.
“Fëmijët shkuan bashkë për të marrë bukë, Markela me Esmeraldën, autori erdhi me makinën e zezë dhe një gri. E kapën me forcë vogëlushen, fëmijët kërkuan ndihmë, ajo e mori dhe u largua.
Ai ka qenë këtu në zonën tonë deri para 2-3 muajsh. 20 ditë më parë kur ndodhi sërish e njëjta gjë dhe e kisha paditur, në orën 7 të mëngjesit kur Markella po shkonte në shkollë, ai e kapi. E çoi më poshtë në shkollë, e mori me dhunë dhe u larguan. Më pas e kishte lënë në një shesh. Por ai e kishte trembur, duke e kërcënuar me thikë,” ka thënë nëna e 14-vjeçares .
Ndërkohë hetimet për të gjetur një dëshmitar që mund të ketë parë të miturën ndërsa “dritë” për hetimet pritet të hedhin edhe pamjet e kamerave të sigurisë së zonës që kanë regjistruar momentin e rrëmbimit.