BotaLajmeRajon

Deputeti ukrainas e thotë në shqip: Ta njohim Kosovën, ajo është Evropë

Anëtari i delegacionit të Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksii Goncharenko, tha në shqip se Kosova është pjesë e Evropës.

Goncharenko, në sesionin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të KE-së, luti të gjitha shtetet mosnjohëse që të njohin paravarsinë e Kosovës.

“Këtë dua ta them veçanërisht për Kosovën. Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet e Këshillit të Evropës ku 12 vende nuk e kanë njohur. Ju drejtohem, ju lutemi ta njihni këtë vend si shtet të pavarur siç luftuan ata për të ardhmen e tyre, për pavarësinë e tyre dhe duhet të ulen këtu së bashku me ne, të jenë pjesë e Këshillit të Evropës dhe vetëm kështu ne mund të bëhemi më të fortë. Të gjithë duhet ta bëjmë këtë, ta njohim Kosovën dhe së bashku të ecim përpara”.

Ai foli edhe për rëndësinë e Ballkanit Perëndimor që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian teksa për këtë tha se duhet angazhimi i gjithë botës e në veçanëti Evropës.

“Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e botës së lirë dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për t’i ndihmuar ata ta bëjnë këtë. Po përpiqen të përdorin Ballkanin Perëndimor për të pasur më shumë kaos në botë. Kush tenton të destabilizojë Bosnjën dhe Hercegovinën, Rusinë. Sot duhet të themi se duhet të bëjmë gjithçka që mundemi që këto vende të prosperojnë dhe të jenë pjesë e vlerave tona të përbashkëta”.

“Në përgjithësi ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë botën të lirë të gjithë planetin, por duhet të fillojmë me Evropën. Nuk duhet të ketë vrima në hartën e Evropës për një ose një vend tjetër që nuk është pjesë e Evropës dhe projektit evropian ku ne vlerësojmë të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë”.

“Këtë dua ta them veçanërisht për Kosovën. Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet e Këshillit të Evropës ku 12 vende nuk e kanë njohur. Ju drejtohem, ju lutemi ta njihni këtë vend si shtet të pavarur siç luftuan ata për të ardhmen e tyre, për pavarësinë e tyre dhe duhet të ulen këtu së bashku me ne, të jenë pjesë e Këshillit të Evropës dhe vetëm kështu ne mund të bëhemi më të fortë. Të gjithë duhet ta bëjmë këtë, ta njohim Kosovën dhe së bashku të ecim përpara” tha Goncharenko.

https://youtu.be/b2FFcugOyiw

Show More

Related Articles

Back to top button