Me moton “Gjithmonë në anën e drejtë”, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me një sërë manifestimesh dhe nderimesh në Kumanovë, Prilep dhe Shkup, shënoi festën shtetërore, Ditën e Kryengritjes Popullore 11 Tetorin.
Kryeministri Kovaçevski mori pjesë në manifestimin qendror me një program të rastit kulturo-artistik, që u mbajt në Memorialin Përkujtimor në Kumanovë. Në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve, Kryeministri theksoi se shënimi i kësaj feste është vazhdimi dhe drejtimi për të ardhmen tonë, ndërsa beteja jonë sot është që të vazhdojmë drejt rrugës së progresit dhe paqes, duke mos lejuar që askush dhe asgjë të na pengojë këtë rrugë.
Me nderime të veçanta delegacioni qeveritar i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja për Politika të Qeverisjes së Mirë Sllavica Gërkovska, i përbërë nga Aleksandar Bajdevski, zëvendësministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Bashkim Hasani, zëvendësministër i Mbrojtjes, vendosi lule në përmendoren “Çlirimtarët e Shkupit” pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë përmendore me vendosjen e luleve homazhe bëri edhe Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.
Si pjesë e kremtimit të festës së 11 Tetorit, delegacioni zyrtar qeveritar mori pjesë në manifestimin në Komunën e Prilepit, që filloi me nderime dhe vendosje të luleve të freskëta në përmendoren Metodija Andonov-Çento.
Në përbërje të delegacionit qeveritar ishin Bisera Kostadinovska-Stojçevska, ministre e Kulturës, Vlladimir Rendevski, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Xhemil Qamili, drejtor i Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë.