LajmeSport

Mbappe nuk mund të transferohet te Real Madridi – Liverpooli i vetmi opsion për të

Kylian Mbappe ka befasuar të gjithë tifozët e tij me lajmin se ai do të largohet nga Parisi qysh në janar.

Sipas mediumit spnajoll ‘MARCA’, Mbappe ka prishur marrëdhëniet me klubin e tij dhe se kërkon sa më parë largimin, përcjellë Periskopi.

Dejtuesit sportive parisien kanë rënë dakord që të punojnë për shkëputjen e kontratës së tij por me disa kushte.

Mbappe nuk mund të transferohet te Real Madridi, ndonëse ky do të jetë kufizimi, gazeta shton se sulmuesi francez mund të transferohet vetëm të Liverpooli, pasi edhe trajneri Klopp ishte i interesuar për të gjatë vitit 2022.

Është e qartë për të gjithë se lidhja mes klubeve të drejtuara nga Florentino Perez dhe Nasser Al Khelaifi nuk ekziston prej disa kohësh. Kanë qenë dy shtysa për të arritur në këtë pikë pa kthim: ‘Rasti Mbappe’ dhe pozicionet kundërshtare rreth Superligës./Periskopi/

Show More

Related Articles

Back to top button