LajmeSport

Paulo Dybala me shpresa të mëdha për Kupën e Botës

Paulo Dybala shpreson të luajë në Kupën e Botës. Sulmuesi i Romës ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë dhe pritet të jetë jashtë fushës për katër deri në tetë javë.

Sipas Tuttosport, argjentinasi ishte më i qetë pas ekografisë që iu nënshtrua dje, duke besuar se mund të fitojë provën kohore, për të mos humbur garën në Katar, 40 ditë para fillimit të tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Një ditë më parë, skenari dukej se ishte më serioz, me lotët që rridhnin në fytyrën e Dybala-s.

Dybala mori mesazhe të shumta mbështetjeje, shumë prej tyre nga mbështetësit e Juventusit, ish-klubit.

Show More

Related Articles

Back to top button