Ku munden të mbajnë familje me 200 euro. Çmimet e produkteve në treg janë rritur dyfish në krahasim me vitin e kaluar. Çmimi i djathit ka arritur në 400 denarë. Qytetarët ankohen ndërsa Tregtarët thonë që blerësit nuk blejnë ushqime si më herët, por vetëm nga një gjysmë kilogrami.
“Çmimet janë shumë të shtrenjta. 250 denarë, tash djathi i përzier ka arritur deri 400 denarë. Çmimet janë rekord, tani për tani kanë arritur shumë lartë. Gjithmonë Qeveria thoshte që do i zbresin, por jo e kundërta, kur thonë që do i zbresin ata i hipin. Dalin në treg marrin gjysmë kilogrami, një kilogram, problem është.”
A ka shitje si vitet e kaluara?
“Nuk ka shumë dobët është.”
Cili produkt është më i shtrenjtë?
“Speci, domatet, feferonat.”
“Çmimet pak kanë hipur, nuk janë që nuk kanë hipur, një kilogram spec ka shkuar 100 denarë. Kilogrami, domatet kanë shkuar në 90. Çmimet katastrofë janë për momentin. Në krahasim me para dy viteve, unë që kam qenë një tregtare e 20 viteve, në krahasim me vitet tjera është një ndryshim jashtëzakonisht I keq.”
“Fasulet pak kanë hipur, është më shtrenjtë tjera vite ka qenë më lirë .”
Kryeministri Kovaçevski i pyetur për çmimet e larta dhe ngrirjen e tyre u përgjigj:
“Ne në fillim i kemi ngrirë çmimet por megjithatë paramendoni nëse ngrihen çmimet nën harxhimet e prodhimit. Atëherë menjëherë do të ketë mungesë të ushqimit në vend. Për atë po shohim gjithkund rritje të çmimeve ushqimore në gjithë Evropën, madje në gjithë botën.”– deklaroi Kryeministri Dimitar Kovacevski.
Ndryshe Qeveria para 2 ditëve prezantoi pakon e re ndihmëse, por ajo përfshinë vetëm një pjesë të qytetarëve.