Dje, më datë 11. 10. 2022 e martë, në Kumanovë u mbajt gara ndërkombëtare e 11 Tetorit në çiklizëm, ku morën pjesë përfaqësues nga Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria.
Si përfaqësues i klubit Phoenix nga Tetova mori pjesë Senad Idrizi, i cili e perfundoi garën me sukses, duke fituar vendin e parë në kategorin master.
Klubi Phoenix nga Tetova do të vazhdojë t’i motivoje anëtarët e tij për të marrë pjesë në gara dhe për të promovuar dhe avancuar klubin.