GostivarLajme

Kontrolle oftalmologjike të nxënësve pranë SH.F.K “Ismail Qemali”

Gjatë dy ditëve të kaluara, në SH.F.K “Ismail Qemali” në Gostivar janë realizuar kontrolle oftalmologjike të nxënësve nga klasa e parë e deri në të pestën.

“Projekti përfshinë të gjitha shkollat fillore të Gostivarit me rrethinë. Gjithsejtë u kontrolluan rreth 600 nxënës me leje paraprake nga prindërit! Qëllimi i kontrollimit, është detektim i hershëm i funksionit të syve, gjegjësisht shiqimit”, thotë Shpresa Useini, drejtoreshë e SH.F.K “Ismail Qemali” – Gostivar.

Ky kontroll realizohet në mbarë vendin dhe vjen në kuadër të projektit “Për sy të shëndetshëm dhe shikim të qartë tek fëmijët”. Projekti ka për qëllim zbulimin e hershëm të gjendjeve të syve tek fëmijët.

Show More

Related Articles

Back to top button