LajmeMaqedoni

Rritet sërish çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim,
me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,01% në raport me
vendimin e datës 10.10.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 0,999%, te nafta për 4,151%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 3,164% dhe te mazuti ka rritje për 0,881%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e
mëparshme, është në rritje për 0,039%.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V) rritet për 3,00 denarë/litër dhe çmimi i shitjes me pakicë të vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 2,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-95 dhe MAZUTIT M-1 SU nuk ndryshojnë.

Nga data 13.10.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 89,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 103,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 99,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 51,920 (denarë/kilogram)

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 13.10.2022. Tregtarët m shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk