LajmeRajon

Kosova, 100 euro ndihmë për çdo pensionist

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e kësaj të mërkure ka vendosur që të japë një shumë prej 100 eurosh për çdo pensionist me qëllim përballimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga inflacioni.

Lajmin e bërë të ditur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në mbledhjen e qeverisë.

BESNIK BISLIMI

ZËVENDËSKRYEMINISTR I KOSOVËS

Në kuadër të pakos për tu përballur me inflacionin që kemi dizenjuar muajin e kaluar, kemi caktuar edhe mbështetjen për pensionistët. Për pensionistët ka marrë formë një shumë të njëhershme prej 100 eurove, e cila do të transferohet në llogari të tyre gjatë këtij muaji. Për këtë qëllim duhet të ndahen mjetet  buxhetore në vlerën 28 milion 208 mijë euro.

Muajin e kaluar në kuadër të paketes se ndihmes për përballje me inflacionin, që kap shumën 150 milionë eurosh, qeveria e Kosovës vendosi të mbështesë me ndihmë prej 50 eurosh punonjëst e administratës si dhe me 100 euro studentët, tashmë u vendos që shumë e njëtë të jepet edhe për pensionistët.

Nga ky vendim i qeverisë do të përfitojnë rreth 193 mijë pensionist në vendin fqinj.

Show More

Related Articles

Back to top button