Ministri Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, është pyetur sërish në lidhje me mungesën e teksteve shkollore në shkollat e mesme.
Ai deklaroi se ky problem nuk është prej para 7 apo 8 muajve, por ekziston që një kohë të gjatë.
Shaqiri tha se sipas mjeteve financiare që do të kenë në dispozicion nga buxheti të njëjtat do të printohen.
“Sipas mjeteve në dispozicion të buxhetit, do të printojmë edhe për shkollat e mesme, sipas mjeteve në dispozicion të buxhetit. Potencova që kemi themeluar Këshill ku janë të gjitha institucionet për të parë nga afër këto të dhëna”, tha mes tjerash Shaqiri.\Telegrafi\