Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja në Klos, ku viktimë ka mbetur një 18 vjeçar I identifikuar si Danjel Hasula.
Sakaq autor i ngjarjes dyshohet se është Besnik Mjeshtri.
Konflikti dyshohet se ka ndodhur mes dy fiseve Mjeshtri dhe Hasula, ku kanë pasur konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin prej kohësh.
Autoritetet kanë konfirmuar se viktimë ka mbetur i riu, ndërsa i ati i tij është në gjendje të rëndë në spital.
Nga fotot dhe videot e siguruara nga Vizion Plus, 18 vjeçari shihet i shtrirë në tortuar dhe i mbuluar me batanije.
Ndërkohë policia ka rrethuar zonën po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në qendër të qytetit të Klosit.