GostivarLajme

Gostivar, nataliteti shënon rënie në tre mujorin e parë të vitit 2022

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në tremujorin e parë të vitit 2022 në Gostivar kanë lindur 136 foshnje të gjalla, kurse kanë vdekur 198 persona, prej të cilëve një ka qenë foshnje.

Shtesa natyrore është – 62, që do të thotë se për kaq persona numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i vdekjeve.

Në këtë tremujor janë lidhur 115 martesa, ndërsa janë pranuar 38 raporte për shkurorëzime.

Në nivel të shtetit, në tremujorin e parë të vitit 2022 kanë lindur të gjallë 4.009 fëmijë dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i tyre është rritur për 2,9%. Në tremujorin e parë të vitit 2022, kanë vdekur 7.427 persona, nga të cilët 12 ishin foshnje, që është një rritje prej 7,2% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021.

Shtesa natyrore është -3. 418, që do të thotë se për kaq persona numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i vdekjeve. Në këtë tremujor janë lidhur 2.468 martesa dhe numri i tyre është ulur me 8,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Në këtë tremujor janë pranuar 459 raporte për shkurorëzime.

Show More

Related Articles

Back to top button