LajmeMaqedoni

Petrovska në Bruksel në takime në Këshillin e Atlantikut të Veriut të NATO-s

 Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska sot në selinë e NATO-s në Bruksel merr pjesë në takimet e Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s, në nivel të ministrave të mbrojtjes.

Ministrja gjatë ditës së sotme do të marrë pjesë në dy takime të këtij formati, kushtuar qëllimit bazë të NATO-s, mbrojtjes dhe parandalimit, si dhe pjesëmarrjes në misione dhe operacione të Aleancës.

Petrovska, siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, do të bisedojë edhe me disa kolegë të saj nga vendet anëtare të NATO-s.

Në selinë e NATO-s, ministrja Petrovska mori pjesë në takimin e vendeve anëtare që kontribuojnë në të ashtuquajturën prania e përforcuar e Aleancës në Letoni, si dhe në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën, si dhe ka pasur një takim me ministren portugeze të Mbrojtjes, Helena Kareiras.

Show More

Related Articles

Back to top button