LajmeSport

Krisje totale, në Francë janë të bindur: Ja kur largohet Mbappe nga PSG

Në mediat evropiane, emri i Kylian Mbappe vijon të “pushtojë” faqet e para. Është e qartë se ylli francez nuk ndihet aspak komod në Paris, nuk është më një sekret që mes tij dhe lojtarëve si Neymar ka një krisje totale, një raport shumë i vështirë që po shtyn Mbappe gjithnjë e më larg Francës.

Ditët e fundit, të gjithë mediat e mëdha, raportuan në bllok se mes Mbappe dhe PSG ka një mosmarrëveshje shumë të madhe, çka ka bërë që sulmuesi të kërkojë largimin në çdo formë.

U përfol se Mbappe ka kërkuar largimin që në janar, por “Le Parisien” ka një tjetër version: Mbappe do të largohet nga PSG, kjo është e sigurt, por vetëm në përfundim të këtij sezoni.
(BalkanWeb)

Show More

Related Articles

Back to top button