LajmeRajon

Akademiku serb: Kosovën e humbëm më 1912, ajo të hyjë në OKB të njëjtën ditë kur Serbia hyn në BE

Akademiku serb Dushan Teodoroviq ka folur  në një emision televiziv në Serbi rreth propozimeve nga Franca e Berlini, duke thënë se atë që kanë e kanë çuar atje emisarët nuk “është një ofertë e pahijshme për Serbinë.

“Qytetarët (në Serbi), duhet të kuptojnë se Kosova ka shkuar në rrugën e saj dhe se kjo nuk është një ofertë e pahijshme, e cila nuk duhet pranuar menjëherë apriori. Duhet të organizohet një konferencë për Kosovën, të pranohet realiteti dhe gjëja e parë që duhet të definohet është momenti i hyrjes së Kosovës në OKB të jetë në të njëjtën ditë me hyrjen e Serbisë në BE”, tha  Teodoroviq.

Sipas tij, kjo është mënyra si duhet  t’u shpjegohet kjo cështje serbëve në Kosovë.

Akademiku serb tutje ka theksuar se Kosovën Serbia e ka humbur me luftë.

 “Ne në Serbi duhet ta kuptojmë , sepse i duam ato histori, që në vitin 1389 çdo gjë ndodhi, kështu që deri në vitin 1912 Kosova ishte pjesë e Turqisë dhe pastaj ushtria serbe dhe malazeze e pushtuan në luftë. E humbëm në luftë. Për shkak të krenarisë sonë kombëtare është e vështirë për mua, i pari, ta them këtë, por këto janë faktet”  

“Mbreti Aleksandar, Josip Broz Tito, Sllobodan Millosheviqi, Koshtunica, Gjingjiqi deri tek Aleksandar Vuçiq nuk u përpoqën ta zgjidhin problemin e Kosovës dhe ky problem ka qenë i pazgjidhshëm për mbi 80 vjet për një fakt të thjeshtë: shqiptarët e Kosovës nuk duan të jetojnë. me ne” ka theksuar Teodoroviq.

 “Si e imagjinojmë tani t’i mbajmë me forcë, me luftë, ne e provuam luftën, por baza më e madhe e NATO-s, Bondsteel, është atje, a duam të luftojmë me NATO-n” ka theksuar ai.

Show More

Related Articles

Back to top button