Sport
Caktohet referi kryesor për sfidën “El Clasico”
Derbi më i madh në botën e futbollit, Barcelona – Real Madridi, do të zhvillohet në fundjavë që po afron.
Ndeshja pritet të jetë jashtëzakonisht interesante, me dy skuadrat që mbajnë pozitat parë dhe të dytë në La Liga, me pikë të barabarta.
Një detyrë e vështirë i është caktuar gjyqtarit Sançez Martinez, i cili do të ndajë drejtësinë në këtë takim. Arbitri spanjoll do të jetë i ndihmuar edhe nga teknologjia VAR, ndërsa në dhomën e “VAR”-it, drejtues do të jetë Hernandez Hernandez.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Realit do të luhet të dielën, në orën 16:15.