Kryeministri Kovaçevski siguron se nuk do të ketë shkurtim të pagave në sektorin publik dhe se organizatat sindikale me gabim e kanë interpretuar dokumentin. Sipas tij dokumenti që iu është dhënë në Këshillin Ekonomik është program për racionalizimin e shpenzimeve.
“Qëllimi nuk është shkurtimi i pagave të punëtorëve, por është plan për stabilitet fiskal, i cili përmban një sërë masash për konsolidimin e shpenzimeve dhe përmirësimin e shërbimeve të cilat i marrin qytetarët”, deklaroi dimitar Kovaçevski, kryeministër. /Alsat.mk