LajmeMaqedoni

Kovaçevski: Raporti i ardhshëm i KE-së do të përfshij edhe procesin e skriningut

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçecvski deklaroi sot se raporti i ardhshëm i Komisionit Evropain do të përfshij dhe skriningun. Ai në fjalimin e tij kushtuar Raportit të KE-së: “Në rrugën evropiane: reforma të reja, mundësi të reja”, kërkoi bashkimin e të gjithëve për siç u shpreh ai deri në 2030 të shohim Maqedoninë e Veriut si anëtare të plotfuqishme të BE-së.

“Për 12 muaj do të kemi raport të ri, por ai raport nuk do të jetë i njëanshëm, nuk do të flet vetëm për atë që ne po bëjmë, por do të jetë rezultat i procesit të skriningut që ne për momentin po e realizojmë…Nuk mundet agjenda politike të jetë frenuesi i ardhmërisë së shtetit të vet. Agjenda politike mund të jetë politikë ekonomike, politikë e tatimeve, politikë e pagave, politikë sociale por nuk mund të jetë politikë e frenimit të ardhmërisë së shtetit të vetë”, tha Kovaçevski.

Show More

Related Articles

Back to top button