Shoqata e Invalidëve të Punës ka organizuar një protestë përpara Ministrisë së Financave.
Ata shprehen se janë grupi më i diskriminuar nga qeveria, ndërsa me rritjen e çmimeve jetesa e tyre është bërë e papërballueshme. Përveç kërkesa për rritje të pensionit të invaliditetit, ata bënë thirrje ndaj Ministrisë së Financave se nuk po plotësojnë as detyrimet ligjore që rrjedhin nga Ligji i Punës. 8 kërkesave të tyre i kanë lënë afat deri në 20 nëntor
Qeveria ka bërë deri më tani dy paketa ndihme sociale, nëpërmjet të cilave është shprehur se janë indeksuar pensionet e personave me aftësi të kufizuar me 7.5%, por invalidët ndihen të përjashtuar nga rimbursimi i transportit urban si dhe i energjisë elektrike, ndërsa indeksimi është më i ulët se inflacioni në dy muajt e fundit.