LajmeMaqedoni

Të hënën fillon debati publik për hartimin e Strategjisë Nacionale për të Rinjtë në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut do të fillojë debati për hartimin e Strategjisë Nacionale për Rininë për periudhën prej vitit 2023 deri në vitin 2027, transmeton Portalb.mk.

Fushata mbi përpilimin e kësaj Strategjie pritet zyrtarisht të fillojë më 17 tetor me ngjarjen në hapësirat e hotelit “Aleksandar Palas” ne Shkup, duke filluar nga ora 10:00, Agjencia për Rini dhe Sport së bashku me partnerët do të fillojë debatin mbi hartimin e kësaj Strategjie.

Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, ambasadori i OSBE-së në Shkup, Klemens Koja, përfaqësuesi i UNDP-së, Armen Grigorjan, përfaqësues nga UNFPA, studentët dhe gjimnazistët.

“Me ngjarjen do të shënohet fillimi i përpilimit të Strategjisë Nacionale për Rini 2023-2027. Procesi përfshin institucionet shtetërore, njësitë nga vetëqeverisja lokale, organizatat qytetarët, bashkësitë ndërkombëtare dhe të gjithë palët e përfshira për politika rinore”, sqarojnë nga Agjencia për Rini dhe Sport, si bartëse e këtij projekti.

Deri më 5 tetor të rinjtë e Maqedonisë së Veriut kanë pasur mundësi të aplikojnë për të marrë pjesë në grupet për përpunimin e Strategjisë Nacionale për të Rinjtë 2023-2027. Aktivitetet do të realizohen në forma të ndryshme në periudhën prej muajit tetor deri në dhjetor të këtij viti, ndërsa shpenzimet do të mbulohen nga organizatorët.

Show More

Related Articles

Back to top button