LajmeSport

Real-Barcelona, ​​Ancelotti dridhet: rrezikon të humbasë portierin

Pak orë nga ‘El Clasico’ e planifikuar në ‘Santiago Bernabeu’ kundër Barcelonës, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti rrezikon të humbasë një nga shtyllat e skuadrës së tij.

Portieri belg Thibaut Cortois humbi stërvitjen e fundit të skuadrës me një problem me shpinën.

Gjatë javëve të fundit, portieri belg ka vuajtur nga inflamacioni i nervit shiatik që i ka shkaktuar atij një problem me shpinën.

Trajneri italian nuk ka bërë ende të ditur emrat për ndeshjen ndaj rivalëve katalanas, por gjithçka lë të kuptohet se Cortois nuk do të figurojë në listë. Për të zëvendësuar portierin belg, Lunin duhet të jetë mes shtyllave të madrilenëve.

Por Ancelotti mund të buzëqeshë për rikuperimin e ish-mbrojtësit të Romës, Rudiger, i cili – pas dëmtimit që pësoi në Champions League kundër Shakhtar – do të jetë rregullisht në dispozicion të trajnerit. 

Show More

Related Articles

Back to top button