LajmeMaqedoni

Izolimi/ Vetëm 34% e shtëpive dhe banesave kanë fasada

Në mbarë territorin vetëm 34 për qind e shtëpive dhe banesave kanë fasada me efikasitet energjetik, ndërsa pjesa më e madhe e tyre, përkatësisht rreth 65 për qind e objekteve banesore dhe afariste nuk kanë fasada të tilla, shkruan Alsat.

Nga Shoqata e Kompanive për kontroll energjetik shpjegojnë rëndësinë e fasadës me izolim termik. Thonë se me këtë qytetarët do të kursejnë para duke paguar fatura më të lira për energjinë elektrike.

“Me vendosjen e fasadës efikase energjetike, dritare efikase energjetike, izolim të kulmit dhe masa të tjera, gjithsesi se ne e ruajmë nxehtësinë dhe nevoja për energji për ngrohje ulet. Mund të ulet edhe deri në 50 për qind, ndërsa në disa raste me vendosjen e më shumë masave efikase energjetike dhe sistem për ngrohje deri në 90 për qind”, tha Katerina Petrushevska, përfaqësuese e Shoqatës së Kompanive për Kontroll Energjetik.

Punonjësit tregojnë sa kushton vendosja e këtij lloji të fasadës. Sipas tyre ia vlen të investohet, pasi paratë kthehen brenda 3 deri 5 vite.

“Fasada varet prej sipërfaqes, shkojmë shembull me 200 metra katrorë fasadë nga 30 euro, domethënë rreth 6000 euro. Llogaritni, do të kthehej prej 3 deri në 5 vjet, domethënë ja vlen të  investohet”, tha një punëtor fasadash.

Qytetarët thonë se janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ndërrimit të fasadës, por thonë se vetë nuk mund të arrijnë të realizojnë, sidomos nëpër ndërtesa.

“Absolutisht, për atë duhet absolutisht, sidomos kjo pjesa e veriut që jemi neve, është mëse e domosdoshme, nëse ka ndonjë ofertë të tillë që nesër neve kishim organizuar që ta bëjmë atë”, tha një qytetar.

“Normal, normal kush nuk ka dëshirë..00:55 ajo është te Qeveria nuk mund të bëjmë ne asgjë”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Është e dëshirueshme, mendoj definitivisht kjo bëhet në të gjithë Evropën, tani veçanërisht me krizën energjetike, absolutisht do të duhej, madje edhe nëse nevojitet edhe pjesëmarrja jonë”, theksoi një qytetar.

Krerët e dy komunave asaj të Çairit dhe Butelit, në zgjedhje kishin premtuar ndërrimin e fasadave të ndërtesave. “Kontrata” e Visar Ganiut, parashikonte riparim të fasadave të më shumë objekteve banesore por nuk është bërë asnjë riparim. Nga atje informojnë se deri tani kanë tre kërkesa për ndërtime të objekteve të reja ku parashihet të kenë fasada të tilla, por pa shpjeguar se çfarë do të ndodhë me ndërtesat e vjetra.

Nga Komuna e Butelit theksojnë se ky projekt që është premtuar do të realizohet. Kryetari i komunës paralajmëroi shpalljen e thirrjes lidhur me këtë çështje, javën e arshme.

“Javën e ardhshme shpallim thirrje lidhur me këtë temë, tanimë kemi bërë disa takime me përfaqësues të vendbanimeve të caktuara, do të ketë thirrje publike dhe gjithësesi në përputhshmëri me mundësitë dhe mjetet financiare të komunës do të përgjigjemi ndaj kësaj çështje”, tha Darko Kostovski, Kryetar i Komunës Butelit.

Komuna Qendër në vitin 2018 kishte publikuar një shpallje publike për riparim të fasadave të objekteve kolektive të banimit, ku ishin miratuar 26 aplikime, për shkak të pandemisë të njëjtat janë prolonguar. / Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button