Ministri i Punëve të Jashtme nga radhët e BDI-së Bujar Osmani pas kundërshtimit të kërkesës së Talat Xhaferit nga “Grupi i zjarrit” tha se partitë politike janë organizata demokratike dhe është normale të ketë pikëpamje të ndryshme. Sipas Osmanit kjo ishte dhe arsyeja që mbledhja është mbajtur me dyer të hapura sepse nuk kanë frik nga debatet brendapartiak
“Parti të suksesshme janë ata të cilat mund t’i menaxhojnë ato pikëpamje dhe ti shëndrrojnë në një përpjekje të përbashkët për tu shërbyer njerëzit. Partitë të cilat nuk kanë lidership të tillë ose nuk kanë kapacitet për ti menaxhuar pikëpamjet e njerëzve brenda organizatave ata dështojnë. BDI është treguar e suksesshme këto 20 vite pikërisht sepse pikëpamjet e ndryshme i ka shëndrruar në mundësi e cila më pas është përkrahur nga popullit”, tha Osmani.