LajmeMaqedoni

Osmani: BDI-në do ta shihni me energji të re

Pas zgjedhjes së kryesisë së re, BDI-ja beson se do të dalë nga këto zhvillime dhe me e fortë. Zëdhënësi i partisë Bujar Osmani thotë se këto përplasje ekzistojnë brenda të gjitha partive politike, por fuqia qëndron në atë se si ato zhvillime tejkalohen.

“Askush nuk është ndryshuar nga pozita por është zgjedhur kryesia e re. Këshilli i përgjithshëm i partisë vendosi jo vetëm për anëtarët e kryesisë qendrore por edhe nënkryetarët dhe sekretarët e përgjithshëm. Mendoj se Artan Grubi madje është avancuar në këtë Kryesi qendrore sepse është anëtar i kryesisë. Do ta shihni, siç thash dhe dje, një energji të re në BDI edhe pas kësaj kryesie qendrore”, tha Bujar Osmani, BDI.

BDI-ja  zgjodhi 34 anëtarë të rinj të kryesisë, përfshirë nënkryetarët dhe sekretarët, pas pothuajse tre vitesh pa organe partiake. I ashtuquajturi grupi i zjarrit fitoi një pjesë të mirë të këtyre funksioneve.

Osmani komentoi edhe prezencën e kreut të Kuvendit Talat Xhaferi . Ai tha se janë të vetëdijshëm se Xhaferi nuk duhet të ketë funksion partiak për aq kohë sa është kryetar i Kuvendit. Megjithatë, Osmani e justifikon veprimin e Xhaferit me atë që ky i fundit shpesh nuk merr pjesë në takimet e kryesisë.

Kushtetuta parashikon që funksioni kryetar i Kuvendit nuk është në pajtueshmëri me kryerjen e funksionit tjetër publik, profesionit ose funksionit në parti politike.

“Funksioni kryetar i Kuvendit nuk është në pajtueshmëri me kryerjen e funksionit tjetër publik, profesionit ose funksionit në parti politike”, thotë Kushtetuta, neni 67.

Alsat dërgoi pyetje në adresë të Xhaferit për të sqaruar konfliktin mes funksionit kryeparlamentar dhe funksionit partiak si anëtar i kryesisë së BDI-së, por deri tani, nuk kemi përgjigje.

Show More

Related Articles

Back to top button