LajmeMaqedoni

Disa pjesë të Shkupit nesër pa rrymë

Një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Mile Pop Jordanov” në komunën Karposh nesër prej orës 11 deri në orën 15 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Prej orës 8:30 deri në orën 15:00 pa rrymë do të jenë edhe një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Prolet”, “Svetozar Markoviq”, “Istarska”, “Bitollska” dhe “Mirçe Acev” në komunën Qendër.

Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Shkup, shkak i ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike është realizimi i intervenimeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni SHA.

Show More

Related Articles

Back to top button