LajmeMaqedoni

Përmbaruesi “qethë” Ministrinë e Shëndetësisë, i mori 2 milionë euro

Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut në kohë krize i kanë shkuar 2 milionë euro, edhe ate në konton e një përmbaruesi, shkruan portali Faktor.

Kjo ministri që drejtohet nga Bekim Sali i ka paguar Zyrës së përmbaruesit Krum Kocarev 2 milionë euro, nëpërmjet 3 transaksioneve, tregon platforma “Financat e Hapura”.

Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut në kohë krize i kanë shkuar 2 milionë euro, edhe ate në konton e një përmbaruesi, shkruan portali Faktor.

Kjo ministri që drejtohet nga Bekim Sali i ka paguar Zyrës së përmbaruesit Krum Kocarev 2 milionë euro, nëpërmjet 3 transaksioneve, tregon platforma “Financat e Hapura”.

Më 27 shtator në llogarinë e Kocarev janë deponuar tri pagesa: 61.226.323 denarë, 35.204.334 denarë dhe 27.108.449 denarë. Ministria e Shëndetësisë nuk është përgjigjur se çfarë nënkuptojnë saktësisht këto tre transaksione, por kanë thënë se bëhet fjalë për një borxh të vjetër nga koha e vërshimit të madh në Hasanbeg në vitin 2016 dhe se bëhet fjalë për një kontest juridik me “Qendrën për Shëndet Publik – Shkup”, përcjell INA.

Nuk dihet nëse në këtë rast është i përfshirë edhe ndonjë noperator privat dhe cili është interesi, përveç borxhit kryesor.

“Bëhet fjalë për kontest mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrës për Shëndet Publik Shkup, lidhur me një borxh të krijuar nga viti 2016 gjatë prokurimit të mjeteve për dezinfektimin e zonave të përmbytura (nga vërshimet në zonën e Hasanbegut dhe Stajkovcit), përcjell INA.

“Me vendim të Qeverisë të datës 15.08.2016, Qeveria në gusht të 2016 kishte obliguar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qendrat për Shëndet Publik që të bëjnë dezinfektimin, ndërsa Ministria po ashtu është përgjegjëse për sigurimin e mjeteve për dezinfektim dhe është realizuar, d.m.th. është dorëzuar në qendrat, duke përfshirë edhe Qendrën e Shëndetit Publik-Shkup”, thuhet në përgjigjen që kemi marrë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga zyra e përmbaruesit Kocarev kanë thënë se aktvendimi i tij përmbarues është me urdhër të ISHP Qendra për Shëndet Publik – Shkup, ndërsa nuk ka dijeni nëse një person i caktuar privat, furnizues është dëmtuar. Nga kjo zyrë kanë thënë se shpërblimi më i lartë që në këtë shumë prej 2 milionë eurove që mund të marrë ligjërisht një përmbarues është 3000 euro. (INA)

Show More

Related Articles

Back to top button