LajmeMaqedoni

Spasovski: Objektet me efikasitet energjetik kanë ulur faturat e energjisë elektrike në MPB për 45 milionë denarë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në Shën Nikollë përuroi rekonstruktimin e objektit të MPB-së, përcjell TV21. Spasovski tha ky projekt i ka kushtuar buxhetit të MPB-së diku 16,5 milionë denarë, ndërsa theksoi se si institucion përmes objekteve me efikasitet energjetik kanë arritur të ulin faturat e energjisë elektrike për 45 milionë denarë.

“Nëse e shohim për dallim prej vitit 2017-2020, rreth 45 milionë denarë kemi ulje të pagesës së faturave të rrymës elektrike duke falënderuar investimet që kemi bërë në objekte përmes efikasitetit energjetik”, deklaroi Spasovski.

Show More

Related Articles

Back to top button