GostivarLajme

Mbahet aktivitetei tradicional “Panairi i ushqimit” në SHF “Naim Frashëri” në Negotinë

Panairi i Ushqimit është një nga aktivitetet më humane, i zhvilluar nga shkolla fillore “Naim Frashëri” e fshatit Negtoinë. Me qindra ushqime të ndryshme tradiconale të ekspoizuara ishin përgatitur nga vetë nxënësit e kësaj shkolle me ndihmën e prindërve dhe mësimdhënësve të tyre. Qëllimin i këtij aktiviteti i cili vjen në Ditën ndërkombëtare të ushqimit është madhor, pasi përcjellë mesazhin për krijimin e një bote më të mirë e me më pak varfëri dhe vuajtje. Ky aktivitet i përvitshëm, ka si synim ndërgjegjësimin e të gjithë nxënësve për të ndihmuar dhe të sjellë sadopak ndryshim në jetën e dikujt, tha drejtori i kësaj shkolle Bejtulla Kamberi. Sivjet organizimi kishte ardhur në bashkëpunim me Organizatën Botërore për Migrim dhe Ambasadën e Britanisë së Madhe në Shkup. Panari u vizita edhe nga përfaqësuesit e Komunës së Vrapçishtit.

Drejtori Kamberi tha se ky organizim kërkon aktivizimin vullnetar të të gjithë nxënësve për grumbullimin e sa më shumë të ardhurave me anë të shitjeve të produkteve të ndryshme ushqimore. Me vendim të vetë nxënësve, parat e grumbulluara sivjet do të përdoren për një piknik të përbashkët të të gjithë nxënësve.

Nxënësit ishin kujdesur pos ushqimeve, të duken tërheqëse edhe shtandet e tyre të ngritura, kështu për të tërhequr sa më shumë blerës. Dikush prej tyre me veshjen dukeshte si një shef i vërtetë kuzhine, e dikush ishte veshur me veshje kombëtare. Ndryshe, në panairi merrnin pjesë nxënësit nga klasa e gjashtë deri të nëntën dhe i njejti kishte karakter garues.

Show More

Related Articles

Back to top button