Katharina Smith Barrett, zëdhënëse e Eufor, njoftoi se më shumë se 250 ushtarë kishin mbërritur në portin e Ploce me automjete dhe pajisje ushtarake dhe njoftoi se së shpejti do të mbërrinte një anije me një grup tjetër ushtarësh dhe pajisje nga Italia, transmeton InfoShqip.
Stërvitja ushtarake “Eufor Rapid Response 2022” do të zhvillohet në lokacione të ndryshme urbane dhe rurale në të gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën.
Ashtu si në vitet e kaluara, ata ushtarë shtesë do të marrin pjesë në stërvitje dhe patrulla taktike dhe do të rrisin përkohësisht fuqinë numerike të Eufor-it, tha zëdhënësja e këtij misioni ushtarak./InfoShqip.com