LajmeSport

Maqedonia e Veriut nis përgatitjet për ndeshjen me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll sot ka nisur përgatitjet për ndeshjen kontrolluese me Arabinë Saudite. Në këtë grumbullim, seleksionuesi i përfaqësueses së vendit, Bllagoja Milevski, ka thirur futbollist që luajnë në kampionatin vendor. Pasditen e kësaj të hëne në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë FFM-së, ekipi i përfaqësues i përbërë me futbollist vendor, zhvilloi seancën stërvitore. Ekspedita e Maqedonisë nesër do të niset drejt Abu Dabit, aty ku me 22 tetor do të luajnë me Arabinë Saudite, ndërsa ekipit përfaqësues do ti bashkangjitet edhe mbrojtësi Darko Vellkovski që është pjesë e kampionatit të Arabisë.

Show More

Related Articles

Back to top button