Nga 1 nëntori do të ketë kontrolle falas për kancerin e gjirit, ndërsa paraqitja do të bëhet përmes ueb-faqes së posaçme, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.
“Në programin kombëtar të depistimit do të përfshihen gratë e moshës 45 deri në 69 vjeç, të cilat nuk kanë bërë mamografi në dy vitet e fundit, ndërsa gratë e moshës 40 deri në 44 vjeç, që kanë një anëtar të familjes me kancer gjiri dhe ose një faktor tjetër rreziku shtesë do të kenë mundësi që me vetë-iniciativë të paraqiten për skrining mamografi në një faqe të posaçme për atë qëllim”, njoftoi Ministria pa treguar se kur do të publikohet.
Mamografia skrining është falas për gratë në program, participimi mbulohet nga Ministria e Shëndetësisë.
Gratë prej vitesh reagojnë për mungesën e termineve për mamografi dhe nga Ministria thonë se kanë filluar ndryshime në mënyrën e udhëzimit dhe paraqitjes së termineve për mamografi, eko dhe biopsi, ku do të mundësohet që në radiolog të udhëzohen gratë me qëllim që të zvogëlohet koha dhe rruga nga kontrolli në trajtim.
Ndryshe, me rastin e 18 tetorit, Ditës botërore të Menopauzës, Klinika Universitare për gjinekologji dhe akusheri në Shkup organizoi javën e kontrolleve dhe konsultave falas për pacientet në menopauzë, në periudhën prej 17 deri më 21 tetor, nga ora 14 deri në orën 20:00