KOSOVA KA PËRMBUSHUR KRITERET PËR LIBERALIZIMIN
Disa ditë pasi grupet punuese të Këshillit Evropian nuk dhanë ndonjë vendim konkret për cështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën pasi ata vlerësuan se duhet shqyrtuar një sërë temash ambasadorët e vendeve të BE-së të akredituar në Kosovë i kanë dhënë përkrahje këtij procesi.
Është ambasadori i Gjermanisë në Kosovë i cili tha se duhet të gjendet një zgjidhje e shpejt për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Sipas tij Ballkani është pjesë e BE-së dhe anëtarësimi i 6 vendeve është prioritet i politikës së jashtme të Gjermanisë.
“Me lejoni të sqaroj edhe një gjë, kancelari gjerman ka thënë se Ballkani është pjesë e BE-së dhe anëtarësimi i këtyre 6 vendeve është prioritet i politikës së jashtme të Gjermanisë. Për liberalizimi e vizave na duhet një zgjidhje e shpejt këtu, e ardhmja e Kosovës është te BE-ja” – tha Joern Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë.
Para se të diskutojmë për gjërat specifike duhet të them që raporti i progresit kujton propozimin për heqjen e vizave dhe kjo ende nuk është zgjidhur dhe nga viti 2018 e kemi vlerësimin që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave. – tha Johannes Madsen – përfaqësues i zyrës së BE-së në Kosovë.
Në tryezë me temën “Agjenda Evropiane 2022”, përkrahje Kosovës i ka ofruar edhe Cekia. Presidenca Ceke është ajo e cila e ka futur në Axhendë të Këshillit cështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Presidentja Osmani një ditë më parë ka takuar disa nga ambasadorët e vendeve të BE-së të akredituar në Kosovë nga të cilët ka kërkuar që të përmbyllet procesi i krijimit të mundësive për lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Këshilli i BE-së me 13 tetor kishte përkrahur në përgjithësi procesin e liberalizimit të vizave por për të përparuar në këtë dosje, e ka konsideruar të nevojshme të sqarohen një sërë temash për këtë arsye nuk kanë marrë ndonjë vendim konkret, takimi i radhës do të mbahet në nëntor.