LajmeMaqedoni

VMRO – DPMNE: Zgjedhja e gjykatësve kushtetues në kundërshtim me rregulloren

MITREVSKI: NUK DO TË LEJOJMË QË VMRO-DPMNE TË FUS VENDIN NË KRIZË KUSHTETUESE

Grupi parlamentar i VMRO – DPMNE-së ka reaguar sot ndaj prolongimeve të vazhdueshme të seancës së 88 në dy ditët e fundit. Koordinatori i grupit parlamentar, Nikolla Micevski akuzoi shumicën parlamentare se bllokon punën e Kuvend dhe i bëri thirrje që të fillojnë të sillen me përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve. Në lidhje me votimin e dy gjykatësve kushtetues, që janë në rend dite në këtë seancë parlamentare, Micevski tha se, do të kërkojnë që të hiqet nga rendi i ditës, pasi mënyra e zgjedhjes së tyre është në kundërshtim me rregulloren dhe kushtetutën, pasi propozimi është për tre gjykatës kushtetuese dhe ai duhet të votohet në tërësi.

“Procedura dhe rregullorja në Kuvend përfundon, nëse kalon zgjedhje e këtillë e gjykatësve kushtetues. Kemi pasur ditë të zbrazëta javën e kaluar, kush e pengoi kryetaren e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime të punojë. Pas mosveprimit të pushtetit fshihet paaftësia e tyre. 11, 12 muaj nuk kanë punuar në atë pikë që sot në kundërshtim me rregulloren dhe kushtetutën ta kompletojnë Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetër, koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së. Jovan Mitrevski tha se, nuk kanë shkelur procedurën në lidhje me gjykatësit kushtetues, duke shtuar që nuk do të lejojnë që VMRO – DPMNE të fus shtetin në krizë kushtetuese.

“Nëse qëllimi i opozitës është që të bllokojë zgjedhjen e gjykatësve kushtetues dhe të fus vendin në krizë kushtetuese, sepse në nëntor përfundon afati edhe i gjykatësit të pesë kushtetues, atë nuk do ta lejojmë. Do të thotë nëse qëllimi është të bllokojnë dhe të kemi krizë kushtetuese, nuk do të lejojmë, atë që e bëjmë, dhe unë përmend veten në to sepse pohoj se ajo është ashtu, le të ngrisin edhe paraqitje dhe çfarë të duan, sepse kjo është në kuadër të procedurave dhe ne i dalim në ndihmë që të mos krijohet krizë kushtetuese me atë që nuk do të funksionojnë gjykata kushtetuese”,deklaroi Jovan Mitrevski, LSDM.

Gjykata Kushtetuese më shumë se një vit funksionon me përbërje jo të plotë, ndërsa në nëntor i përfundon mandati edhe një gjykatësi tjetër, me çka rrezikohet që vendi të futet në krizë kushtetuese. Me qëllim që të parandalohet kjo, kryetari i Kuvendit ka futur në rend dite zgjedhjen e dy gjykatësve, Fatmir Skender dhe Tatjana Vasiq, të cilët kanë ardhur si propozime nga kryetarja e Komisionit për zgjedhje dhe emërime.  Ky komisioni duhet të propozojë tre emra, megjithatë seanca ku diskutohet për kandidatin e tretë, kryeprokurorin publik, Lubomir Joveski, bllokohet nga VMRO – DPMNE me vërejtje procedurale dhe fjalime të gjata./KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button