LajmeRajon

Greqi/ Shkonte në shtëpinë ku nëna e tij ishte dado, si ‘u tradhtua’ pedofili nga piktura e vogëlushit

Një histori tragjike nga Agrinio të Greqisë ka dalë në dritë orët e fundit dhe ka të bëjë me një rast abuzimi të një djali 4-vjeçar nga një djalë 28-vjeçar. Ngjarja rëndohet akoma më shumë pasi nëna e pedofilit ka qenë në dijeni, pasi ka qenë dadoja e vogëlushit, ndërsa e ka mbuluar të birin që mos të zbulohej.

Sipas informacioneve të deritanishme, futbollisti i tretë i Kombëtares 28, në kohën kur akuzohet se ka ngacmuar fëmijën katër vjeç, ka qenë ushtar në një zonë aty pranë dhe e ka vizituar shpesh nënën e tij në shtëpinë e djalit, ku ajo punonte si dado. Por kur 52-vjeçarja zbuloi veprimet e urryera të djalit të saj, jo vetëm i mbuloi ato, por e lejoi atë të vazhdonte t’i kryente.

Prindërit e 4-vjeçarit dyshuan se diçka nuk shkonte kur vunë re një ndryshim në sjelljen e tij, por edhe kur panë disa nga vizatimet e tij. Më pas, ata iu drejtuan një specialisti i cili e kuptoi shumë shpejt se çfarë kishte ndodhur. Ka qenë vera e vitit 2021 kur babai i fëmijës ka denoncuar në Drejtorinë e Sigurimit të Agrinit 52-vjeçaren dhe djalin e saj për abuzime me djalin e tij 4-vjeçar. Gruaja ishte kujdestarja e fëmijës dhe për këtë arsye djali i saj kishte akses të lehtë me djalin e vogël.

Kujtohet se informacioni mbi faktet tashmë është bërë publik nga Policia greke dhe ka të bëjë me Dimitris Kravaritis, futbollist i Kombëtares së Tretë, i cili është proceduar për akte seksuale ndaj një të mituri.

Rasti është bërë publik nga kampionia olimpike Sofia Bekatorou gjatë një informimi mbi rastet e regjistruara në platformën e Rrjetit Evropian kundër dhunës dhe përfshihet në mesin e 200 dëshmive të tjera të abuzimit. Megjithatë, hetimi i policisë për këtë rast konkret ka vijuar që nga fundi i vitit 2021. “Dadoja ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj fëmijës që ai të mos fliste. Më në fund ferri i djalit të vogël ndaloi kur ai u shpreh përmes pikturës dhe përshkroi gjithçka që ndodhte në shtëpi dhe përfshinte si dadon ashtu edhe djalin e saj të keq. Pas vizatimit të parë, fëmija është ekzaminuar nga psikiatër me përvojë dhe ankesa është bërë pranë autoriteteve”, theksoi Sofia Bekatorou.

Show More

Related Articles

Back to top button