Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se transporti publik dhe funksionimi i Ndërrmarjes Transportuese Publike (NTP) Shkup, janë para kolapsit për shkak paaftësisë, tenderëve dhe provizioneve të kuadrove të OBRM-PDUKM-së.
“Jo vetëm që nuk ka autobusë të rinj, jo vetëm që nuk ka transport falas, por Shkupit i kanoset situata që fare të mos ketë transport publik, diçka që deri tani nuk ka ndodhur kurrë. Dhe e gjithë kjo për shkak pushtetit të qytetit të OBRM-PDUKM-së dhe kryetares të cilën ata e promovuan, e mbështetën dhe të cilën e zgjodhën në krye me medarin Hristijan Mickoski, këtu është faji për këtë kolaps”.
“Qytetarët e Shkupit nuk i zgjodhën këshilltarët e OBRM-PDUKM-së, as kryetaren e tyre të dalin në publik dhe ta hedhin fajin ku t’iu kujtohet, por të punojnë. LSDM përmes grupit të saj të këshilltarëve nuk do të lejojë paaftësia e OBRM-PDUKM-së dhe kuadrove të tyre të jenë në dëm të Shkupit dhe shkupjanëve”, thonë nga LSDM.