LajmeRajon

Vdes efektivi i policisë në Lezhë, sindikata e burgjeve: Zemra nuk pyet për mbarim turni e burograci

Reagimi i sindikatës së burgjeve:

Shuhet dhe nje punonjes tjeter ne sistemin e burgjeve..! Situata e rende e gjendjes shendetesore dhe psikologjike ne policine e burgjeve, vazhon te marre jetet e punonjesve.
Dje, pergjate sherbimit ne turnin e 3-te ne ievp Shenkoll, i ndjeri Gjovalin Frroku, ka kerkuar ndihmen e urgjences per shkak te problemeve ne zemer dhe dergimin ne spitalin e Lezhes..Kjo ka ndodhur ne oren 03 te mengjesit.. Si gjithnje, jane mjaftuar me nje kontroll rutine nga mjeku i gatshem dhe nuk kane lejuar qe i semuri te dale per kontrolle te metejshme ne spital. Eshte lene ne gjendje te tille deri sa ka mbaruar sherbimin dhe pastaj koleget e kane derguar ne urgjencen e spitalit te Lezhes, ku menjehere e kane orjentuar per ne urgjencen spitalore te Tiranes. Por, zemra nuk pret mbarim sherbimi e burrokraci eproresh, pasi gjate rruges per Tirane, punonjesi ka nderruar jete.
Vdekjet dhe problemet shendetesore nuk kane te sosur ne Policine e Burgjeve dhe punonjesit me te drejte kerkojne qe sa me pare te reagojme me Proteste para institucioneve ne bulevardin e Tiranes. Kjo gjendje eshte paralajmeruar me kohe nga Sindikata, por siq duket ka me shume rendesi politika e dites, sesa jeta e punonjesit!
Mungesa e mjekut te punes sipas ligjit, mungesa e trajtimit ushqimor, mungesa e uniformave, pagat e uleta dhe demotivimi ne sherbim, po sjellin pasoja te renda!
Nuk dijme se sa do vazhdoje kjo gjendje dhe kush mban pergjegjesi per situaten e krijuar nder vite, pasi deri me sot ata qe kane hequr te drejtat legjitime te punonjesve, vazhdojne te bejne show duke betonuar paudhesite e tyre ne kurriz te mijera kolegve me uniforme! Po marrim mesazhe nga dhjetera punonjes ne sistem, te cilet po kerkojne nje date proteste per denoncim situate. Po tallen edhe me heqjen e takses mbi pagen 30-40 mije leke e pergjysmim te saj per pagat 40-50 mije. Vkm dhe Kryeministri kane folur qarte per gjithe Administraten Publike, ku ben pjese edhe Policia Burgje, se me 1 Qershor fillojne efektet ne favor te punonjesve! Nese nuk implementohet ky VKM ne favor te Policise Burgjeve, Sindikata do shpalle daten e protestes dhe vendin ku do zhvillohet ajo! Dikush duhet dhe do mbaje pergjegjesi per situaten e rende qe vazhdon prej vitesh!
Ngushellime te ndjera per familjen e punonjesit te policise se burgjeve Gj.Frroku!/TCH/

Show More

Related Articles

Back to top button