LajmeMaqedoni

Grubi: Miratuam shpërndarjen e bursave për nxënësit e komunitetit rom

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, në rrjetin social Facebook ka njoftuar me vendimet më të fundit qeveritare të miratuara në seancën e 93-të, vendime këto që kanë të bëjnë me arsimin në Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht shpërndarjen e bursave për nxënësit e suksesshëm.

Grubi ndër të tjera ka sqaruar se është paraparë shpërndarje e bursave edhe për nxënësit nga komuniteti rom.

Shuma e bursave të planifikuara fillon nga 800 deri në 2200 denarë.

Pjesë nga publikimi në Facebook:

– për nxënësit romë janë paraparë bursa prej

*2200 denarësh në muaj për nxënës me notë mesatare prej 4,50 deri në 5,00,

*1500 denarë në muaj për nxënës me notë mesatare prej 3,50 deri në 4,49,

*1200 denarë në muaj për nxënës që kanë notë mesatare prej 3,00 deri në 3,49, dhe

*800 denarë në muaj për nxënës që kanë notë mesatare prej 2,00 deri në 2,99.

Show More

Related Articles

Back to top button