Ambasadorja amerikane, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me drejtuesen e GJKKO, Irena Gjoka.
Mësohet se tema e diskutimit ka qenë lidhur me hetimet e GJKKO lidhur me rastet e korrupsionit të niveleve të larta në Shqipëri dhe krimin e organizuar.
Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kthyer në prioritet ndëshkimin e korrupsionit në Ballkanin Perëndimor, duke u përeqndruar edhe në shpalljen e zyrtarëve apo ish zyrtarëve të lartë shtetërorë si të padëshiruar në SHBA.