LajmeRajon

Rama njofton sërish rritjen e pagës minimale. Ja sa do të jetë!

Gjirokastër- Kryeministri Edi Rama njofton rritjen sërish të pagës minimale. Në një takim në Gjirokastër ai tha se në këtë qytet do të mbështetet më shumë artizanati. Gjithashtu theksoi se shtëpitë e vjetra nuk mund të mbahen peng dhe se për këtë do të ketë një sistem detyrues që të mos e lejojë. më tej shtoi se paga minimale dhe në tërësi duhet rritur.

“Qeveria nuk do të lejojë që kriza e energjisë të shfaqet në faturën e energjisë. Pavarësisht se ne kemi vendosur fashën 800 kw/h, mbi këtë shifër janë një numër i vogël, duke parë që kishim një mundësinë nuk e lamë atë mundësi të fusnim duart në arkën e familjes., po shohim nëse kemi mundësi që të mos e vëmë në zbatim edhe për nëntorin, duhen reshje dhe kursim. Nuk duhen dëgjuar hienën e darkave të rublave. Përmbushim 75 % të nevojave, 25 % importohet ndaj po investojmë. Po punojmë edhe për TEC e Vlorës që më në fund do vihet në punë. Kriza erdhi pa na pyetur. Ne do bëjmë çmos që edhe rritjen e çmimeve ta përballojmë së bashku duke vendosur më shumë financa në si pozicion të njerëzve, kemi indeksuar dy herë pensionet dhe 15 % pensionet. Jemi mbrapa me rritjen e pagave, por po punojmë në këtë drejtim, është koha që edhe ju të paguani më shumë punonjësit qe t’i keni këtu, të kthehen nga Greqia. Paga minimale 400 mije lekë do arrijë më shpejt sesa ishte parashikuar Brenda mandatit. Në buxhetin e 2023 kemi vendosur një financim të veçantë, do kemi buxhet dyfish.

Do ta çojmë pagën minimale 400 mijë lekë. Duhet të rrisim të gjitha pagat e punonjësve të shtetit. Nuk kemi një paketë tjetër, por kemi bërë një rritje të qendrueshme. Në buxhetin e 2023 do të vendosim një financim të veçantë për të përballuar situatën. Do të kemi dyfishin e buxhetit të 2013,” premtoi Rama.

Show More

Related Articles

Back to top button