Ministria e Ekonomisë ka dorëzuar në Qeveri një set të rekomandimeve dhe detyrave për uljen e konsumit të energjisë elektrike dhe termike, për të pasur një dimër sa më të sigurt. Këto masa filluan të zbatohen nga 1 shtatori dhe të gjitha institucionet shtetërore, administrata shtetërore dhe Ndërmarrjet Publike, shin të detyruara që të realizojnë konsum të energjisë elektrike duke filluar nga 1 shtatori i këtij citi deri në mars të vitit 2023.
“Ndërmarrjet Publike dhe institucionet shtetërore ishin të obliguara që t’i ulin shpenzimet e energjisë për 15 për qind në nivel mujorë, krahasimet duhet të bëhen me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë, kursimi i energjisë elektrike prej 20 për qind. Nëse analizohen të dhënat nga Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca, kursimi i energjisë elektrike arrin në 20 për qind”, tha Bekteshi.
Sipas Bekteshit vetëm ndërtesa administrative e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale ka rritur harxhimin e energjisë elektrike.
“Më së shumti devijojnë Komuna e Haraçinës, Gostivarit dhe ajo e Sveti Nikollës. Këto të dhëna tregojnë se nëse jemi racional dhe nuk shpenzojmë energji elektrike në mënyrë të panevojshme mund të bëhen kursime të mëdha, nëse të gjithë japim kontributin maksimal, secili me përpjekjen e tij personale mund të ndihmojë që me pasoja më të vogla të përballojmë këtë krizë energjetike”, u shpreh Bekteshi./Alsat.mk