LajmeRajon

Drejt uljes tarifat roaming BE – Ballkani Perëndimor

BRENDA VITIT 2027 PRITET ULJA E ÇMIMEVE TE ROAMING-ut, NË NIVELIN E ÇMIMEVE KOMBËTARE

Majlinda Bregu nuk i ndahet precesit të roaming-ut. Pas suksesit në zbatimin e “Fol si n’shpi” të uljes së tarifave celulare, brenda vendeve të Ballkanit Perendimor, tashmë ka nisur proçesin për uljen e tarifave të roaming edhe ndërmjet BE – Ballkanit Perendimor.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu dhe komisionerët Olivér Várhelyi dhe Thierry Breton, diskutuan në një takim me operatorët celularë në Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor uljen e tarifave të roaming midis BE-së dhe rajonin tonë.

Qëllimi është vazhdimi i procesit, ndërmarrja e hapave konkret për të nisur uljen e tarifave të roaming-ut ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballakit Perëndimor, në vitin 2023. Heqja e roaming-ut në rajonin tonë më 1 Korrik 2021, është një realitet i prekshëm.

Nëse krahasojmë gjysmën e parë të vitit 2021 me gjysmën e dytë të të njëjtit vit – ose para dhe pas regjimit të roaming pa pagesë brenda Ballkanit Perëndimor- eshte vërejtur një rritje me 100% të përdoruesve të roaming në Ballkanin Perëndimor, ndërsa konsumimi i roaming-ut, të të dhënave është rritur deri në 460%.

Në vitin 2019, kur nuk ka pasur kufizime udhëtimesh përdoruesit e Roaming në Ballkanin Perëndimor kanë bërë gjithsej 71 milionë minuta telefonata dalëse. Ndërsa në vitin e 2021, kur nisi zbatimin “Fol si n’shpi” edhe pse vit pandemie, janë bërë143 milionë minuta telefonata dalëse. Kjo përpjekje e re do te sjelle uljen e tarifave të roaming ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Brenda vitit 2027 pritet ulja e çmimeve të roaming-ut, në nivelin e çmimeve kombëtare.

Show More

Related Articles

Back to top button