Ministria e Arsimit dhe Shkencës rregullisht i servison obligimet e veta ndaj të gjitha subjekteve për të cilat ka rregulluar kompetencat ligjore ose me të cilat ka lidhur marrëveshje në baza të ndryshme të cilat inicojnë obligimet financiare, gjë që nuk është me NQP– në Shkup.
“Ligji për Arsimin e Lartë (neni 27 paragrafi 6) përcakton se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund që të sjell vendim për lehtësi të veçanta për studentët, siç janë kartë studentore për zbritje, transport falas në qytet etj, ku mjetet sigurohen nga buxheti i shtetit. Megjithatë, këtë vit kalendarik nuk është sjell vendim i tillë, për arsyje se në semestrin dimëror të vitit akademik 2021-2022, nuk është sjell vendim i tillë për faktin se në semestrin dimror 2021-2022 studentët nuk kanë vijuar mësimet me prezencë fizike në njësitë në përbërje të Universitetit Shën Cirili dhe Metodi në Shkup”, thuhet në kumteësn e MASH-it.
Nga Ministria thonë se synimi i tyre nuk është të zvogëlojnë të drejtat e qytetarëve të ardhshëm akademikë, por përkundrazi, të zgjerojnë vazhdimisht mundësitë për mbështetje, gjë që është vërtetuar shumë herë deri më tani duke futur kategori të reja bursash, duke rritur shumën e bursave, duke futur subvencionimin e racioneve për studentë, ndarjen e vauçerëve për mbështetje gjatë studimeve e kështu me radhë.
“MASH do të parashikojë mjete me buxhetin e saj për vitin 2023 për transportin e nxënësve dhe nëse mësimi do të vazhdojë me prezencë fizike, pas miratimit të vendimit të Qeverisë, ato do t’i kalojnë NQP-së. Sigurisht, ndërkohë, së bashku me NQP-në, do të shqyrtojmë mundësitë për mbështetje në fushën e transportit të studentëve për dy muajt vijues të vitit, nëse mësimi vazhdon me prezencë fizike”, thuhet në kumtesë.